Emrat/ Sherr për kandidatin për Primaret në Kurbin, anëtari qëllon me pistoletë

28 Nëntor 2022 | 22:24

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Bëhet e ditur se gjatë një mbledhje në degën lokale të PD-së në Kurbin ka pasur konflikt mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, 53 vjeç për kandidatët e primareve për kryetarë bashkie që do të zhvillohen më 6 dhjetor.

Në debat e sipër, mësohet se Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, ndërsa Rica akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Rica është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026