“Shqiptarët cilësohen abuzues në Angli”, gazetari shpjegon nismën për azilkërkuesit
Gazetari Petrit Kuçana, ka shpjeguar se çfarë parashikon ligji i ri në Britani për kthimin e azilkërkuesve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kuçana tha se qeveria konservatore është në ditët e saj më të këqija ndërsa shtoi se dhe kushtet e jetesës në vend janë rritur shumë.
Për këtë shkak refugjatët në Britani nuk priten mirë, sipas gazetarit.
Ky I fundit theksoi se shqiptarët në Angli po cilësohen si abuzues, pasi Shqipëria nuk është vend në luftë dhe është anëtare në NATO.
“Janë gjysmë milioni refugjatë që janë në Britani dhe kjo nuk pritet mirë, sidomos për ata që votuan Brexit, për daljen e Britanisë nga BE. Qeveria konservatore është në ditët e saj më të vështirë për shkak të presionit të madh. Janë shtrenjtuar shumë kushtet e jetesës he ekonomia britanike nuk është në ditët e saj më të mira.
Qeveria britanike është nën presion dhe duket se kjo tentativë krijon të zbusë sadopak ose të shikojë mënyra të tjera për të zbutur situatën në të cilën ndodhet. Te kjo nismë përcaktohen abuzuesit në sistemin e emigracionit në Britani. Kjo domethënë që nëse një qytetar vjen nga një shtet që konsiderohet i sigurt, nuk mund të kalojë disa shtete të tjera dhe të vijë në Britani dhe të kërkojë azil”- shprehet ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë