‘Më dërgojnë në gjyq’, kryekomunari i Preshevës: Serbët vëzhgojnë kur vëmë flamurin
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi thotë se autoritetet serbe e kanë dërguar në prokurori dhe gjyq, sa herë që ka ngritur flamurin shqiptar në ndërtesën komunale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi u shpreh se diçka të tillë e bëri sërish këtë të hënë me rastin e 28 nëntorit, që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Arifi bëri të ditur se ndërtesa e Komunës së Preshevës është vëzhguar në 24 orët e fundit, nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe për të parë se kush do ta vendosë flamurin shqiptar.
“Po. Nuk është hera e parë që e kemi ngritur flamurin kombëtar këtu në Preshevë. Pesë a gjashtë herë më ka rastisur mua që ta vendos flamurin aty lart. Në këtë kontekst, ne ndihemi si çdo herë krenar, edhe ndihemi mirë. Atmosfera jonë është festive, që kur e ngrejmë flamurin kombëtar, e kthejmë një Shqipëri në Preshevë. Kështu është ajo ndjenja dhe në këtë kontekst, të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës kur e shohin flamurin në administratën komunale, e ndjejnë së paku për një ditë Shqipërinë e Madhe.
Si çdo vit, edhe sivjet administrata jonë, ndërtesa komunale është vëzhguar nga policia lokale, por edhe nga shërbimet sekrete serbe në 24 orët e fundit, për të shikuar kush e vendos, sa orë e vendos, si e vendos. Ka një qasje shumë direkte, projektet e mia ngadalësohen, ndonjëherë edhe anulohen që financohen nga ndërkombëtarë. Më dërgojnë në prokurori, në gjyq, më dënojnë me sasi të caktuar parash. Kjo është e vetmja arsye, ndodh çdo vit”, theksoi ai.
Ndër të tjera, Arifi nënvizoi se qeveria në Shqipëri, Kosovë dhe ndërkombëtarët e dinë këtë fakt, por nuk kanë reaguar.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)