Ankandi i kafkave të epokës kolonialiste nxit debate në Belgjikë
Debate të shumta ka shkaktuar në Belgjikë një ankand me kafka njeriu të epokës koloniale.
Shtëpia e ankandeve ‘Vanderkindere’ e bëri njoftimin në internet dhe shkaktoi një valë aq të madhe kritikash saqë kafkat u hoqën. Kompania i kishte blerë ato dhe tani synon t’ia kthejë Republikës Demokratike të Kongos.
“Ne po vepronim brenda ligjit, por është edhe ana njerëzore që luan një rol kyç dhe që është arsyeja përse shumë njerëz reaguan në Twitter duke thënë, si mund të shisni kafka njeriu?” thotë Serge Hutry, shtëpia e ankandeve Vanderkindere.
Një lapsus i pafalshëm është konsideruar nga grupet që denoncojnë abuzimet e epokës koloniale dhe që kanë përmbytur rrjetet sociale me kritika.
“Është një shitje skandaloze, po shiten kafkat e viktimave të kolonializmit. Ky ankand i vret ata për herë të dytë”, shprehet aktivistja Genevieve Kaninda.
Kjo bie ndesh me trendin aktual të politikës belge. Ka edhe nga ata që besojnë se ka ardhur koha që kjo çështje të trajtohet ligjërisht.
“Kemi hyrë në një epokë thuajse njëshekullore pendese. Mendoj se është koha për një kornizë ligjore për t’i dhënë zgjidhje përfundimisht kësaj çështjeje”, thotë Patrick Mestdagh, president i Dhomës së Antikuariateve.
Pak dihet për historinë e këtyre kafkave përtej shënimeve që mbajnë: ato janë mbetjet e epokës së errët koloniale, që një shekull më vonë Belgjika po përpiqet të ndryshojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën