Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta shpall dekretin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpallur sot dekretin për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në thirrjen e shpallur nga kreu i shtetit, magjistratët do të kenë afat për të aplikuar deri më 14 tetor.
Në fakt, bëhet fjalë për një rishpallje pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ndaloi kandidimin pertinentëve duke bërë që të s’kualifikoheshin nga gara. Në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant aktualisht nuk ka kandidatë të kualifikuar me vendim të formës së prerë.
“Rishpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj”, thuhet në dekretin e firmosur nga Meta.
Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionimit për shkak se anëtarët e saj nuk kanë kaluar vetingun apo janë larguar me vullnet të lirë. Vënia në funksion e saj deri në fund të këtij viti është një nga kushtet kryesore të BE-së për nisjen e negociatave për anëtarësim në union.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.
Në përbërje të saj, aktualisht Kushtetuesja ka vetëm katër anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Tusha ka për momentin kompetencat e kryetares, e cila në fakt zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset