Deklarata e fortë e Metës: Ka politikanë që punojnë kundër interesit të Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka ftuar palët t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit. Ai bëri një deklaratë të fortë, kur tha se ka sot politikanë në Shqipëri, të cilët punojnë kundër interesave të qytetarëve.
Kreu i shtetit theksoi se interesi i parë dhe i fundit kombëtar i qytetarëve, është integrimi i plotë në familjen e Bashkimit Europian.
“Çështja më e rëndësishme është që sot ne kemi politikanë, të cilët qartazi dhe hapur që qartazi dhe hapur punojnë kundër interesit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Integrimi Evropian është interesi i parë dhe i fundit edhe kombëtar i shqiptarëve. Përputhet me të gjitha interesat kombëtare vazhdimi i kësaj rruge. Çdo dalje tjetër është një shërbim është si nënkontrkator i një fuqie armiqësore ndaj interesave kombëtare shqiptare”, tha ai.
Kreu i Republikës duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve u shpreh se Shqipëria sot nuk ka parlamentarizëm funksional, pasi sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve janë kthyer në “kukulla të kryetarëve”. Meta ftoi palët të hapin listat për shqiptarët dhe të mos kenë frikë nga vota e elektoratit.
“Ne presim dhe unë pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të përzemërt dashur. Të mos kemi frikë nga hapja e listave. Shqipëria nuk ka parlamentarizëm, sepse nuk s’ka debat, sepse nuk ka mbrojtje interesash për shqiptarët. Pasi deputetët, në tërësinë e tyre, jo të gjithë, janë kthyer për fat të keq në kukulla të kryetarëve”, tha Meta.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta