Bllokimi i Ankarasë për hyrjen në NATO, Suedia ekstradon një kurd në Turqi
Suedia ka ekstraduar në Turqi personin e parë të dënuar për anëtarësim në Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.
Mahmut Tat, i dënuari me gjashtë vjet e 10 muaj burg në Turqi, është sjellë mbrëmjen e së premtes në Stamboll dhe është dërguar në paraburgim, shkruan Reuters.
Tat aplikoi për azil në Suedi në vitin 2015, por ai u refuzua dhe së fundi u ndalua nga policia suedeze.
Ky është hapi i parë konkret i Suedisë në zbatimin e memorandumit të anëtarësimit në NATO të nënshkruar me Turqinë në qershor, i cili përfshin ekstradimin e njerëzve të përfshirë në aktivitete terroriste.
Ekstradimi i Tat u bë dy ditë pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Suedisë në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
Ministri turk Mevlut Çavuşoğlu vuri në dukje pas takimit se Ankaraja respekton synimin e vendosur të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por se pret hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjes për ekstradimin e terroristëve në Turqi.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta