Orban: Hungaria do ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në 2023

Orban
25 Nëntor 2022 | 13:40

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, në fillim të vitit të ardhshëm.

Orban tha në një konferencë pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki, se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe parlamenti do ta vendoste këtë pikë në agjendën e tij në sesionin e parë vitin e ardhshëm, shkruan Reuters.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre. Pasi Qeveria e ka bërë edhe parlamenti do ta bëjë këtë”, theksoi Orban.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtare të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrikun e sivjetmë, por Parlamenti, në të cilin partia në pushtet, Fidesz e Orbanit, ka dy të tretat e shumicës, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026