Lufta në Ukrainë, amerikanët vendosin sanksione të reja ndaj rusëve

14 Nëntor 2022 | 18:34

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë vendosur sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA, sanksionet do të vendosen ndaj 14 personave, 28 subjekteve dhe 8 avionëve.

Janet Yellen, sekretarja e Thesarit e administratës së Joe Biden, tha më herët se sanksionet e reja do të vendosen ndaj një rrjeti transnacional njerëzish dhe kompanish që po furnizojnë Rusinë me teknologji ushtarake, duke e lejuar atë të vazhdojë luftën e saj nëntëmujore në Ukrainë.

“Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve tona më të gjera për të penguar përpjekjet luftarake të Rusisë për t’i mohuar asaj pajisjet që i nevojiten nëpërmjet sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit,” tha zonja Yellen.

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen vlerësoi gjithashtu se përfundimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë do të ishte mënyra më e mirë për të zbutur vështirësitë me të cilat përballet ekonomia botërore, një mesazh që Rusia pa dyshim e ka marrë, në prag të samitit të G20 në Indonezi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026