Biden pas takimit me Xi Jinping: Nuk do të ketë ‘Luftë të re të Ftohtë’ me Kinën
Presidenti i SHBA, Joe Biden ka premtuar se nuk do të ketë “Luftë të re të Ftohtë” me Kinën, pas një takimi me presidentin kinez, Xi Jinping.
Ai tha gjithashtu se nuk besonte se Kina do të pushtonte Tajvanin, shkruan BBC.
Ky ishte takimi i parë midis dy liderëve që kur Biden mori detyrën e presidentit të SHBA-ve. Ata u takuan në Bali, një ditë përpara samitit të liderëve të G20 në ishullin indonezian.
Në një takim tre orësh të mbajtur në një hotel luksoz menjëherë pas mbërritjes së Xi, liderët diskutuan një gamë të gjerë temash, përfshirë Tajvanin.
I pretenduar nga Pekini, ishulli i vetëqeverisur konsideron SHBA-në si aleate dhe ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Tensionet u rritën në gusht kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Kina u përgjigj me stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth ishullit, duke shkaktuar frikën e një konflikti të mundshëm midis SHBA-së dhe Kinës.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë