Arrestohen 3 shqiptarë në Francë, njëri menaxhonte rrjetin e drogës nga burgu

14 Nëntor 2022 | 18:23

Tre shqiptarë të cilët merreshin me trafik droge, janë dënuar me burg në Francë.

Ata u arrestuan nga një kontroll i thjeshtë në rrugë të shtunën më 5 nëntor në Vougy.

Sipas mediave të huaja, autoritetet morën informacion sipas të cilit një shitës heroine do të paraqitej në zonë.

Gjatë kontrolleve ndaluan një makinë në të cilin ndodheshin dy burra, ndërsa shoferi rezultoi se kishte pirë drogë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe 128 gramë heroinë.

Nga hetimet rezultoi se ata kishin edhe një bashkëpunëtor të tretë në qendrën e paraburgimit në Bonneville. Në total janë arrestuar 3 shqiptarë, 2 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova.

Dy të arrestuarit në automjet u dënuan përkatësisht me 15 dhe 18 muaj burgim, ndërsa tjetri që menaxhonte rrjetin nga qelia, u dënua me 24 muaj burg.

Krahas burgut, ata janë dënuar të mos shkelin më në Francë kur të dalin nga qelia.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026