Shtatë ligjet e reformës, PS fut në procedurë parlamentare nismat e Këshillit Politik

24 Shtator 2020 | 14:57

Partia Socialiste ka futur në procedurë parlamentare shtatë projektligjet që shoqërojnë marrëveshjen politike të 5 qershorit. Katër nga nismat kërkojnë edhe votat e opozitës në parlament. Shtatë ligjet që plotësojnë marrëveshjen politike të 5 qershorit janë depozituar zyrtarisht në Kuvend.

Pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e fundi të Këshillit Politik, ku një ndër çështjet ishte edhe vonesa e miratimit të këtyre akteve, maxhoranca ka sigluar shtatë nismat duke i futur në procedurë parlamentare.

Konkretisht bëhet fjalë për ndryshimit e ligjit për funksionimin e Prokurorisë, Kodin e Procedurës Penale që fusin krimet elektorale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçëm e deri tek ligji për sinjalizuesit që detyron KQZ të ngrejë një strukturë të posaçme për trajtimin e sinjalizimeve që mund të vijnë për abuzime gjatë proceseve zgjedhore.

Interesante janë ndryshimet në Kodin Penal ku është parashikuar se personat që hetohen për krime zgjedhore, në rast se bashkëpunojnë më organet e drejtësisë, atëherë ata shpallen të pafajshëm. Madje edhe për vetë magjistratin, që jep vendime të tilla do të ketë përfitime.

Kjo pasi në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është parashikuar se në rastet kur japin dënime në mbi një vit për krime elektorale, do të marrin një bonus në vlerësimin periodik të tyre.

Për garantimin e procesit zgjedhor, Policia e Shtetit do të jetë në dispozicion të KQZ-së ndërsa ditën e zgjedhjeve, edhe të komisionerëve të cilët mund të kërkojnë ndërhyrjen e tyre në raste anomalish, ndërsa organi i akuzës do të duhet të trajtojë me prioritet krimet zgjedhore.

Miratimi i ligjeve që kanë konsensusin e PD-PS nuk do të jetë i lehtë pasi katër nisma kërkojnë bashkëpunimin me opozitës parlamentare për të plotësuar numrin minimal prej 84 votash pasi vetë deputetët opozitar nuk e kanë dhënë bekimin e tyre për punën e bërë në këshillin politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026