Arrestimi i parë i Speciales, pas prangosjes së Mustafës, priten fletë-arreste të reja në Kosovë

25 Shtator 2020 | 10:28

Arrestimi i parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Salih Mustafës një ditë më parë, pritet të jetë fillimi i prangosjes së personave të dyshuar.

E themeluar me votim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 2015, Zyra e Prokurorit të Specializuar filloi të marrë në pyetje personat e parë në dhjetor të vitit 2018.

Ishte Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit të UÇK-së, personi i parë që është ftuar nga hetuesit e Speciales.

Nga ajo kohë, lista e të ftuarve ka vazhduar të shtohet, qoftë si dëshmitarë apo të dyshuar, dhe ka mbërritur deri te presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish kryeministrat Ramush Haradinaj e Agim Çeku.

Bazuar në ligj, Gjykata Speciale, ka juridiksion që të hetojë dhe gjykojë krimet e pretenduara të kryera nga UÇK-ja, gjatë periudhës mars 1998 deri në fund të vitit 2000.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026