Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Vijojnë ndalimet e veteranëve në Kosovë. Policia e Kosovës ka ndaluar nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Ndalimi i tij u bë në kohën kur z. Haradinaj po shkonte për një intervistë në një prej televizioneve në Kosovë.
Gazetarja Erjonë Popova raporton se z. Haradinaj nuk ka pranuar të shoqërohet nga EULEX, por vetëm nga Policia e Kosovës. Nënkryetari i OVL-UÇK para se të shoqërohej foli edhe për Euronews Albania, ndërsa arrestimin e Hysni Gucatit e cilësoi si veprim të papranueshëm.
Mëngjesin e ditës së sotme, njësia speciale e EULEX ka kryer një aksion të befasishëm në ambientet e Organizatës së Veteranëve të Luftës, ku dhe kreu arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kë cilësuar si të panevojshme bastisjen e zyrave të OVL-UÇK-së.
“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vetë ishte viktimë e padrejtësive”, shkroi Haradinaj.
Më tej, korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova raportoi se në momentin kur EULEX ka hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së, Policia e Kosovës nuk ka qenë prezente, ndërsa shtoi se kjo e fundit ka ardhur përballë zyrave rreth 60 minuta me vonesë.
“Gjatë 5 orëve kemi parë që, kur misioni i EULEX ka hyrë brenda zyrave nuk kanë qenë prezente Policia e Kosovës, ndërsa kjo e fundit ka ardhur një orë më pas. Asnjë nga policët nuk është brenda hapësirës së zyrave të organizatës së veteranëve”, tha Popova.
Lexoni gjithashtu:
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta