Paratë e padeklaruara, në 3 muaj vetëm në Rinas u kapën rreth 400 mijë paundë dhe euro

26 Shtator 2020 | 10:42

Kalimi i parave të padeklaruara në kufi vijon të jetë një fenomen shqetësues për policinë shqiptare fenomen që po njeh vetëm rritje.

Së fundmi një shtetas tunizian me banim në Britaninë e Madhe, u kap në aeroportin “Nënë Tereza” duke u përpjekur të kalojë një shumë prej afro 70 mijë paundësh.

Sipas burimeve nga policia kufitare ky nuk është një rast izoluar. Vetëm, gjatë 3 muajve të fundit janë konstatuar dhjetëra raste të tjera ndërsa shuma e parave të sekuestruara i kalon 400 mijë paundët.

Po sipas burimeve nga uniformat blu paratë në kartëmonedha që përpiqen të kalohen në këtë formë janë kryesisht të ardhura nga aktivitete kriminale, të cilat nuk mund të justifikohen nga poseduesit.

Sipas ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) çdo shtetas ka detyrimin ligjor të deklarojë sendet apo vlerat monetare mbi 10 mijë euro gjate kalimit te kufirit.

Ndërkohë “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

 

Lexoni gjithashtu:

Policia kufitare i sekuestron 68 mijë paundë të padeklaruara një 63-vjeçari nga Tunizia

Policia kufitare e Rinasit i sekuestron 20 mijë paundë të padeklaruara një 43-vjeçari

Vinin nga linja Londër-Rinas, 64 mijë paundë kapen të padeklaruara në aeroport

Sekuestrohen në Rinas 31 mijë euro të padeklaruara, vinin nga Turqia dhe Austria

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026