Helmimi i agjentit të KGB-së, vjen në kinema filmi mbi vrasjen e Litvinenko

7 Dhjetor 2022 | 14:29

Një tregim drithërues i një prej vrasjeve më mizore të spiunazhit të kohëve moderne. David Tennant interpreton Aleksandr Litvinenko, ish-agjenti i KGB-së që u helmua me lëndën radioaktive “Polonium” në Londër, pasi doli kundër Valdimir Putin.

Ai u sëmur pasi takoi dy shtetas rusë në një hotel dhe para se të vdiste akuzoi Kremlinin se kishte urdhëruar vrasjen e tij.

“Të gjithë ishin të motivuar për të bërë gjënë e duhur. Ishte një nga ato detyra ku ndjen peshën  e përgjegjësisë pasi është histori e kohëve të fundit. Nuk po tregojmë diçka të ndodhur dekada më parë.

Kjo është histori aktuale, drithërimat e të cilës ndihen ende në pellgun ku po notojmë të gjithë. Ndaj mendoj se të gjithë donin ta trajtonin këtë subjekt me respekt, pasi është diçka që shkon përtej pritshmërive që mund të ketë dikush”, thotë David Tennant, aktor.

Një hetim i kryer nga autoritetet britanike zbuloi se Rusia ishte përgjegjëse për vdekjen e Litvinenkos, përfundim ky që u mbështet nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Asokohe, vrasja tronditi mbarë botën. Ajo tregoi vullnetin e paprecedent të qarqeve të sigurisë së Kremlinit për të vepruar përtej kufijve të Rusisë, për të eliminuar personazhe të konsideruara armiq të shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026