Pandemia Covid-19, dy të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë

26 Shtator 2020 | 13:49

Dy qytetarë kanë humbur jetën dhe 46 raste pozitive me Covid-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Autoritetet kanë kryer në orët e fundit 560 teste të dyshuara, ndërsa numri i viktimave që nga fillim i pandemisë ka shkuar në 619.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 77 pacientë të rinj, duke e çuar numri e përgjithshëm në 13 165.

Rastet pozitive ditore në komunat e Kosovës:

Komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.

Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën, të përdorin maskë në ambiente të mbyllur, të shmangin grumbullime në ato vende, të cilat janë konsideruar shqetësuese për përhapjen e pandemisë së Covid-19.

Qeveria e Kosovës vendosi të premten të miratojë ndryshime të tjera në masat anti-Covid, ndërsa kaloi dhe fondin e pagave për orët shtesë të punonjësve të shërbimit publik.

Lexoni gjithashtu: 

Qeveria e Kosovës ndryshon masat anti-Covid

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026