Kampionati ballkanik i Taekwondos, pjesëmarrës 460 sportistë
460 sportistë të grupmoshave të ndryshme nga 9 shtete të Ballkanit morën pjesë në kampionatin e 23-të Ballkanik të Taekwondo-s, që u mbajt në Durrës.
Migena Doçi nga Durrësi, pjesë e ekipit kombëtar, arriti të marrë medaljen e bronztë.
Por për të arritur këtu, ajo fillimisht ia fshehu dëshirën mamasë së saj.
“Ishte një dëshirë e imja. Fillimisht vetëm babi e dinte, sepse mamit nuk i pëlqente ideja ngaqë mendonte se ishte një sport për meshkuj. Pastaj nga sukseset e mia filloi t’u pëlqente edhe atyre dhe të dy janë mbështetja ime,” – u shpreh Doçi.
Trajneri i Doçit, Xhersi Kurti thotë se ditët e sotme mentaliteti ka ndryshuar, por nuk kanë financime.
“Të tërheqësh të vegjlit brenda klubit nuk është shumë e vështirë, pasi gjëja kryesore që prindërit sot kërkojnë është të kenë një ambient shumë të mirë dhe komod për fëmijët e tyre, t’ia besojnë njerëzve të duhur dhe pse jo në të ardhmen të krijojnë aftësi për vetëmbrojtje. Më e vështirë është t’i mbash këta të vegjël duke u rritur në klub, sepse dihet që mundësitë janë shumë të vogla për të arritur të financohesh nëpër gara,” – tregoi Kurti.
Si në shumicën e rasteve, financimi bëhet pengesë e talenteve në sporte individuale, që shpeshherë vihen në zgjedhje mes pasionit dhe mundësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta