Irani ekzekuton të riun për protestat anti-qeveritare, akuzat që u ngritën
Irani ka njoftuar ekzekutimin e parë të një protestuesi të dënuar për trazirat e fundit anti-qeveritare.
Mohsen Shekari u var të enjten në mëngjes, pasi u shpall fajtor nga një Gjykatë Revolucionare për “armiqësi kundër Zotit”, njoftuan mediat shtetërore.
Ai u akuzua si rebel që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran në muajin shtator dhe plagosi me një hanxhar një pjesëtar të një force paraushtarake.
Agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit raportoi se Sattar Khan të Teheranit bllokoi rrugën më 25 shtator.
Më 1 nëntor, gjykata e shpalli atë fajtor për vrasje, shkaktimit të terrorit dhe prishjes së rendit dhe sigurisë së shoqërisë dhe e dënoi atë për “armiqësi kundër Zotit”, tha Mizan.
Shekari apeloi vendimin, por ai u la në fuqi nga gjykata supreme më 20 nëntor.
Drejtësia ka njoftuar deri më tani se 10 persona të tjerë janë dënuar me vdekje nga Gjykatat Revolucionare me akuzën e “armiqësisë kundër Zotit” ose “korrupsionit në tokë” në lidhje me protestat. Identiteti i të pandehurve nuk është bërë i ditur.
Amnesty International tha se dënimet me vdekje ishin krijuar për të “shtypur më tej kryengritjen popullore” dhe “të ngjallin frikë në publik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta