Tatuazhi me Adem Jasharin i merr jetën të riut në Serbi, u akuzua për terrorizëm
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj deklaroi se 28-vjeçari Artan Zymberi, humbi jetën në një burg në Serbi, pasi u vra nga autoritetet serbe, për shkak të tatuazheve të tij me Adem Jasharin dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se Zymberi u arrestua dhe fillimisht u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike, sepse në makinë iu gjetën pilula, por kjo akuzë ra pas faktimit nga Norvegjia, shtet në të cilin jetonte i riu, se ato ishin medikamentet me të cilat ai trajtohej.
Zotaj bëri të ditur se pas kësaj, Zymberi u akuzua për terrorizëm.
“E kanë arrestuar, janë munduar t’i ngjisin 100 lloj mënyra akuzash dhe kur kanë parë në trupin e tij, fotografinë me shqiponjë, kanë parë tatuazhin e Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit, kanë instensifikuar të gjitha mënyrat e presionit ndaj Artanit dhe e kanë arrestuar. Ai mund të ketë rezistuar për krenarinë e tij kombëtare dhe akuza për të cilën serbët e mbajtën 19 muaj dhe që e kishin dënuar për 3 vjet, është shumë qesharake, ata e kanë akuzuar për terrorizëm, ndërkohë që Artani është 28-vjeçar, as nuk kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës, as nuk iu gjend ndonjë armë, ishte thjesht një emigrant që kthehej nga Norvegjia në Kosovë.
Artani ka pasur kokrra të vogla, pilula për dhimbje të kokës, të cilat ata janë munduar t’i ngjesin akuzën për prodhim të lëndëve narkotike. Por kur ato janë faktuar nga shteti norvegjez se Artani mjekohej, ishin të gjitha me recetë. Kur ra poshtë puna e medikamenteve, ata e kthyen akuzën në terrorizëm. Ata kanë marrë jetën e një djali të ri, i cili thjesht demostronte ndjenjat e tij kombëtare, në veturën e tij, në trupin e tij, ashtu sikurse shumë serbë demostrojnë nëpër Kosovë me flamurin e tyre”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë