Vdekja e të riut nga Kosova në burgun në Serbi, Zotaj: Pse u ndalua nga forcat serbe

8 Dhjetor 2022 | 09:47

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj e cilësoi shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur në një burg në Serbi, ku një 28-vjeçar nga Kosova humbi jetën.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se i riu, Artan Zymberi jetonte në Norvegji dhe po kthehej në Kosovë.

Zotaj nënvizoi se Artani u ndalua nga forcat serbe, pasi në automjetin e tij kishte një fotografi me flamurin kombëtar.

Më pas, forcat serbe kanë vënë re tatuazhet e 28-vjeçarit, me Adem Jasharin dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Është shumë lajm i rëndë, jemi prekur të gjithë nga kjo vrasje makabre që i është bërë Artan Zymberajt, një djali shqiptar që e donte shumë atdhuen e tij, e donte shumë kombin e tij. Për një jetë më të mirë jetoi në Norvegji dhe në rrugëtimin e tij për t’u kthyer në Kosovë, në vendlindje, në atdheun e tij, është ndalur nga forcat serbe. Ata kanë hasur  në veturën e tij, një fotografi të ngjitur në veturën e tij, me flamurin kombëtar.

Atëherë kanë filluar keqtrajtimet, e kanë arrestuar, janë munduar t’i ngjisin 100 lloj mënyra akuzash dhe kur kanë parë në trupin e tij, fotografinë me shqiponjë, kanë parë tatuazhin e Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit, kanë instensifikuar të gjitha mënyrat e presionit ndaj Artanit dhe e kanë arrestuar. Ai mund të ketë rezistuar për krenarinë e tij kombëtare dhe akuza për të cilën serbët e mbajtën 19 muaj dhe që e kishin dënuar për 3 vjet, është shumë qesharake, ata e kanë akuzuar për terrorizëm, ndërkohë që Artani është 28-vjeçar, as nuk kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës, as nuk iu gjend ndonjë armë, ishte thjesht një emigrant që kthehej nga Norvegjia në Kosovë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026