Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

8 Korrik 2026 | 10:25

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet pse disa prej tyre zgjodhën të mos përballen me mediat.

Ai theksoi se rreth 90% e liderëve folën për mediat teksa shtoi se kryeministri Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishin ndër të paktët që nuk dhanë deklarata publike.

Rexha shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte nënvizoi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare. Ai gjithashtu përcolli një mesazh të prerë për presidentin rus Vladimir Putin, duke e paralajmëruar që të mos provokojë apo sulmojë asnjë vend anëtar të aleancës. Rutte arsyetoi gjithashtu sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit për të garantuar që ky i fundit të mos zotërojë armë bërthamore

Sipas tij, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua mjaft diplomatik kur u pyet nga gazetarët turq lidhur me furnizimin me armë të Turqisë dhe marrëdhëniet dypalëshe, duke deklaruar se ndihet gjithmonë mirë kur viziton Ankaranë.

“Shumë liderë të tjerë që kanë folur duke nisur Esmeralda i pari sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, i cili u ka thënë gazetarëve që pritet të jetë një samit i suksesshëm. Ka thënë të kenë durim ta presin deklaratën në fund për t’i parë shpenzimet që i kanë rritur të gjitha vendet anëtare falë insistimit të Amerikës dhe të SHBA-së. Ka folur për Iranin, e ka arsyetuar sulmin e ri të SHBA-së kundër Iranit, pasi që ka thënë që nuk duhet lejuar asnjëherë që Irani të ketë armë bërthamore dhe që gjithashtu Gjiri i Hormuzit duhet të hapet.

Sërish në fokus vjen Groenlanda. Kryeministrja e Danimarkës ka folur, ka thënë që edhe ajo e Islandës gjithashtu ka thënë që ka përkrahje të plotë për sovranitetin e Danimarkës, në kuptim që i takon mbretërisë, Danimarkës.

Por ka folur edhe kryeministri grek. Shumë deklarata të forta të disa prej liderëve, sidomos kundër Rusisë. Sekretari Rutte, Esmeralda, e ka porositur Rusinë sepse kështu ka qenë pyetja ka porositur presidentin Putin të Rusisë që të mos provojë të luajë me NATO-n, të mos provojë të sulmojë vendet anëtare të NATO-s, NATO-ja do të fitojë.

E harrova ta përmend, as kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni nuk ka dalë për deklaratë. Dhe se si nisi, shumica dërmuese, 90% e liderëve dolën, dhe menduam njëherë që do të jetë zoti Rama i vetmi që nuk do të flasë, por as Meloni, as Spajiq, as Macron, në mesin e vetëm pak liderëve nga 32 shtetet anëtare që nuk kanë folur. Shumica kanë dhënë deklarata të forta për unitetin brenda aleancës”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Sinicë në Devoll, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të martë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll....
20:46 | 11/08/2026

Shqipëria e para për sigurinë kibernetike, Rama pas reagimeve: U vërsulën si tufa sorrash me turlilloj krrakrrash

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me renditjen e Shqipërisë e para në indeksin global të sigurisë kibernetike. Rama shkruan...
20:35 | 11/08/2026

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të martë në ditën e saj të 73-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata...
20:09 | 11/08/2026