Tentoi të shpërndante Kongresin, arrestohet presidenti i Perusë

8 Dhjetor 2022 | 11:22

Presidenti i Perusë Pedro Castillo është arrestuar nga policia në kryeqytetin Lima pasi ligjvënësit votuan për rrëzimin e tij në atë që u cilësua një “ditë e trazuar” për vendin e Amerikës së Jugut.

Tashmë pritet që si kryetare e shtetit të Perusë të betohet zëvendëspresidentja Dina Boluarte, por megjithatë ajo duhet të fitojë mbështetje ndërpartiake që të mund të qeverisë.

Një shumicë prej 101 anëtarësh në kongresin me 130 anëtarë votuan për të shpallur fajtor Castillo-n të mërkurën pasdite pasi ky i fundit më herët gjatë ditës tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme, raporton CNN.

Thirrja e Castillo-s për të ndryshuar kushtetutën për zgjedhjet parlamentare shkaktoi një sërë dorëheqjesh në kabinet si dhe reagime të ashpra nga zyrtarë të lartë të vendit por edhe nga fqinjët rajonalë.

Të paktën shtatë ministra të kabinetit dhanë dorëheqjen, duke përfshirë Ministrin e Mjedisit Wilbert Rozas, Ministrin e Financave Kurt Burneo, Ministrin e Marrëdhënieve me Jashtë Cesar Landa dhe Ministrin e Drejtësisë Felix Chero.

Castillo, i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën e parë që mori detyrën.

Ai po ashtu ka akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Perusë, Patricia Benavides, për orkestrimin e asaj që ai e quajti një formë të re “grusht shteti” kundër tij përmes hetimeve të zyrës së saj.

Në tetor, Benavides paraqiti një ankesë kushtetuese kundër tij bazuar në tre nga gjashtë hetimet që kishte hapur zyra e saj. Ankesa lejon kongresin të kryejë hetime kundër presidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026