Pedagogu: 63% e shqiptarëve që janë në Britani nuk duan të kthehen në Shqipëri

8 Dhjetor 2022 | 10:57

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin College në Londër tha se në bazë të studimeve që ka bërë 40% e shqiptarëve emigrojnë drejt Britanisë për shkak të kushteve ekonomike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxhaj theksoi se një pjesë tjetër largohen nga vendi i tyre për një jetë më të mirë dhe se nuk kanë shpresë në Shqipëri.

Më tej, Hoxhaj theksoi se Në Britaninë e Madhe gati 63% e shqiptarëve nuk duan të kthehen më në Shqipëri.

“Nga unë donin të dinin se si ishte situate ekonomike dhe ligjore në vend dhe të mësonin se cikët janë disa nga faktorët që mund ta shtynin dikë që të udhëtojë.

40% e shqiptarëve ikin për arsye ekonomik, 20% ikin se duan një jetë më të mirë, 10% iknin te familjarët, 20% iknin se nuk kishin shpresë dhe nuk e shihnin të ardhmen në Shqipëri.

Në Britaninë e Madhe gati 63% e shqiptarëve nuk duan të kthehen më. Një pjesë e tyre donte të kthehej në momentin që nuk do ishte aktiv për punë dhe një 10%  donte të kthehej pas disa vitesh.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026