Vuçiç takim me ambasadorin amerikan, diskutime për Kosovën
Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, me të cilin ka zhvilluar një bisedë edhe për situatën në veri të Kosovës.
Vuçiç u shpreh pas takimit me ka folur me ambasadorin për situatën e sigurisë në Kosovë, mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
“E theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të shkaktuar nga lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksova domosdoshmërinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.
Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por është gjithashtu e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë