Emigrantët shqiptarë çështje diskutimi në parlamentin britanik

8 Dhjetor 2022 | 10:29

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin College në Londër,  foli rreth seancës plenare të Kuvendit britanik, ku emigrantët shqiptarë u kthyen në temë diskutimi mes deputetëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se retorika mes palëve në Kuvend ishte shumë e fortë ndërsa shtoi se janë disa probleme shumë serioze si në Shqipëri por dhe në Britani të Madhe, të cilat duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut.

“Ishte një seancë pak e tensionuar dhe ishte goxha falsalitet ngatë gjitha palët, por ideja ishte të bëjmë një debat konstruktiv. Retorika nga të gjitha palët ishte shumë e fortë. Janë disa probleme që janë shumë serioze që në Shqipëri dhe në Britaninë e Madhe dhe nëpërmjet një dialogu ne mund t’i zgjidhim.

E vërteta është që në Shqipëri gati 2 mijë shqiptarë emigrojnë çdo vit. Në Shqipëri është ë vështirë që të gjesh një statistikë bindëse. Ka një shqetësim real nga ana e deputetëve britanikë. Brexit ka pasur një impakt përsa i përket agjencive ligjzbatuese”- theksoi ai.

Më tej ai theksoi se ka shumë shqiptarë që janë në burgjet e Britanisë, të cilët akuzohen për trafikim droge.

“Është pak e vështirë për ta ndarë këtë sepse ky është një perceptim. Por narrative që është ndërtuar këtu, është që duke qenë se këtu shqiptarët zënë vendin e dytë në burgje dhe shumë prej tyre janë futur për trafikim droge”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026