Njeriu i parë nuk jetoi në Afrikë, sipas ADN-së më të vjetër në botë ne vijmë nga…

8 Dhjetor 2022 | 17:22

Me siguri nëpër libra shkollorë keni mësuar se njerëzit e parë jetuan në Afrikë nga ku më pas populluan edhe pjesën tjetër të botës. Por, mesa duket – kjo nuk është aspak e vërtetë!

Prej pak vitesh, teza se njerëzimi evoluoi nga Afrika ka nisur të kthehet me ‘kokë poshtë’.

Një fosile 7-milionë-vjeçare e gjetur vitet e fundit mbron tezën e re se – njerëzimi, në fakt, mund të ketë evoluuar pikërisht nga Europa – madje, madje, diku fare pranë Shqipërisë! Lexoni më tej.

ADN-ja e njeriut më të vjetër në botë, të paktën bazuar në atë që shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë deri më sot, thuhet se u shfaq dhe u zhvillua në zonën lindore të Mesdheut rreth 7.2 milionë vjet më parë, duke treguar analizën e disa fosileve humanoidësh, të emërtuara “El Graeco”.

Studiuesit kanë gjetur prova se njerëzit e parë mund të kenë jetuar në Mesdheun Lindor – jo në Afrikë – dhe se paranjeriu i parë, ose hominin, ka ecur në zonën e Greqisë Veriore-Ballkanit, sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore PLoS One dhe ScienceDaily.

Pra sipas studiuesve, njerëzit e parë nuk jetonin në Afrikë, por pikërisht në Europë dhe më saktësisht në Mesdhe – në Greqinë veriore!

Si nisi e gjithë kjo?

Në vitin 1944, një nofull e lashtë bashkë me dhëmbët u zbulua në Pyrgos Vassilissis, Greqi, por atëherë nuk iu kushtua shumë vëmendje. Bota ishte në luftë dhe kishte shqetësime të tjera.

Megjithatë, interesi për këtë fosile tani po rritet me hapa të shpejtë pas publikimit të këtij zbulimi të mahnitshëm nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.

Madelaine Böhme, udhëheqëse e projektit nga Qendra Senckenberg për Evolucionin Njerëzor dhe Universiteti i Tübingen, dhe bashkëautori Nikolai Spassov nga Akademia Bullgare e Shkencave, së bashku me kolegë të tjerë, kanë analizuar si fosilin Pyrgos ashtu edhe një premolar më të lartë, zbuluar në Azmaka të Bullgarisë.

El Graeco është hominidi më i vjetër i njohur deri më sot, tha Spassov.

Është disa qindra mijëra vite më i vjetër se homonidi më i vjetër i gjetur në Afrikë, Sahelanthropus, i zbuluar në Çad, i vendosur diku rreth 6-7 milionë vjet më parë.

Antropologët përdorin termin hominid ose humanoid sepse paraardhësi i fundit i përbashkët i njerëzve dhe shimpanzeve ka ruajtur edhe karakteristikat e primatit dhe të njeriut.

Edhe pse El Graeco njihet vetëm nga nofulla fosile dhe nga premolarët, ekipi i studiuesve ishte në gjendje të shihte me ndihmën e tomografisë së kompjuterizuar sesi tiparet evoluuan në forma më njerëzore dhe se si rrënjët e premolarëve u reduktuan shumë.

Pamja e përgjithshme, duke marrë parasysh fosilet e gjetura në Afrikë, Azi dhe Evropë, tregon se primatët e parë mund të kenë ardhur nga Azia më shumë se 40 milionë vjet më parë.

Disa shkuan në Afrikë. Pas shumë vitesh evolucioni, disa specie të njohura si hominidë u kthyen në Evropë dhe Azi rreth 14 milionë vjet më parë, shpjegoi Böhme.

Paraardhësit e El Graeco-s janë hominidët euroaziatikë, siç është edhe Ouraanopithecus nga Greqia, shtoi studiuesja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026

Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë

Një superkompjuter në Kinë ka arritur të zërë vendin e parë në botë, duke u renditur si sistemi më i fuqishëm kompjuterik global, sipas listës...
19:27 | 24/06/2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të...
18:58 | 24/06/2026