Arrestimi i veteranit të UÇK, familja Gucati pret të nis betejën ligjore me Gjykatën Speciale
Mëngjesin e së premtes, Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së, doli si zakonisht nga shtëpia e tij në fshatin Morinë të Skenderajt, e shkoi në zyrat e organizatës në Prishtinë. Por rreth orës 13:00 u arrestua nga Njësiti Special i Eulex-it, kurse mbrëmja e gjeti në Hagë.
“Hera e fundit me të cilin kemi biseduar ishte sot. Por mbrëmë pasi ka mbërritur në Hagë, kemi biseduar rreth orës 22:00. Ai na ka treguar që rreth orës 19:00 ka mbërritur në Hagë”, shprehet Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit
Duke pranuar të deklarohen vetëm për Euronews Albania, familjarët tregojnë se gjatë tërë kohës, ishin në kontakt me Gucatin, dhe sjellja e policisë ndaj tij, ishte korrekte. Ata presin të njoftohen gjatë javës për procedurat e në ditët tjera t’i merret dëshmia. Megjithatë, familja Gucati janë të shqetësuar.
“Kemi mërzinë, shqetësimet edhe këto emocionet tona pasi që nuk e kemi pritur një gjë të tillë”, shton djali i ish-veteranit të UÇK.
Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, Zyra për shtyp e Gjykatës Speciale të Hagës sqaroi arsyet e prangosjes së kreut të veteranëve të Kosovës.
Për të dyshuarin [Gucati] është lëshuar fletë-arresti për vepra penale kundër administrimit të së drejtës, praktikisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Familja Gucati ka vendosur të japë shpjegime të hënën se si do të procedojnë më tutje, duke u bazuar edhe në këshillat e avokatëve mbrojtës.
Të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, u arrestua dhe dërgua në Hagë, edhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj. Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Specialja, edhe mbi të rëndojnë një sërë akuzash, përkatësisht ajo e “frikësimit të dëshmitarëve”, “hakmarrje” dhe “shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Fletë-arrestet pasuan tri konferenca për media të mbajtura nga veteranët, ku shpërndanë për media dosje të klasifikuara që dyshohet se i takojnë Gjykatës Speciale, të lëna nga një person i paidentifikuar.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Speciale tregon akuzat që rëndojnë ndaj Nasim Haradinajt
Ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa të hënën del para “Speciales” në Hagë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta