Skuadrat e Superiores protestojnë sërish, as java e tretë nuk luhet

27 Shtator 2020 | 18:33

Për të tretën javë radhazi, skuadrat e Superiores kanë bojkotuar kampionatin e futbollit. Edhe një herë tjetër, klubet kanë treguar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga bojkoti deri në plotësimin e katër kërkesave ekonomike që ata kanë, duke nisur nga uljen e TVSH-së në 6 %, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale, zerimin e tatimit mbi pagën për 10 vite e jo për dy si dhe miratimin e një ligji sponsorizonim.

Ndryshe nga java e shkuar, këtë herë, ekipet e para ishin të shoqëruara dhe nga skuadrat e akademive. Vllaznia-Tirana, Partizani-Laçi, Teuta-Kukësi  e Bylis-Skënderbeu ishin takimet e programuara për tu zhvilluar këtë të diel, ndërsa të shtunën Apolonia dhe Kastrioti ishin ata që zbritën në fushë për të protestuar.

Përmes një letre të hapur, kapitenët e skuadrave kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, për ti rikthyer ata sa më parë në aktivitet.

Deri më tani, edhe pse janë zhvilluar disa  takime mes përfaqësuesve të Ligës Profesioniste dhe qeverisë shqiptare, nuk është arritur një marrëveshje për të normalizuar situatën sportive në vend e për t’i dhënë fund bojkotit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026