Ronaldo shpëton Juventusin, Barcelona “poker” ndaj Villarreal, City “shuplakë” nga Leicester

28 Shtator 2020 | 06:11

Juventus barazoi 2-2 në takimin e javës së dytë me Romën, ndërsa Milan regjistroi dhe suksesin e dytë, pavarësisht mungesës së Zllatan Ibrahimovic. Në Spanjë, Barcelona e nisi me këmbën e mbarë sezonin, edhe pse Leo Mesi duket se nuk është më i lumtur.

Juventus ka një hero dhe ai quhet Cristiano Ronaldo. Portugezi ishte vendimtar në takimin e javës së dytë me Romën, duke shënuar dy herë e duke shmangur humbjen për skuadrën e Andrea Prilos.

Në takimin e zhvilluar në kryeqytet për herë të parë luante dhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Nëse bardhezinjtë iu falën pesë herë fituesit të topit të artë, në radhët e Romës, skena ishte për Xhordan Verretut.

 Në minutën e 31-të 27-vjeccari nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa me të njëjtën monedhë iu përgjigj Cristiano Ronaldo. Pak sekonda para fundit të pjesës së parë, falë një kundërsulmi fantastik, kryeqytetasit shënuan sërish me francezin.

Një mbrëmje për tu harruar për Rabiot që jua vështirësoi akoma më shumë punën bardhezinjve pasi doli me karton të kuq. Ronaldo edhe një herë tjerët tregoi se ai është aty, gjithmonë gati. Juventus bëri ndalesën e parë, duke barazuar në “Olimpico”  duke marrë një mesazh se do të jetë një sezon i gjatë.

Milan bëri gjithçka ashtu si duhej në transfertën e Crotones. Kuqezinjtë fituan 0-2 edhe pa Zllatan Ibrahimovicc. Kesi me 11-metërsh dhe Brahim Diaz ishin autorët e golave që i dhanë fitoren e dytë radhazi skuadrës së Milanit, skuadër e cila e ka nisur kampionatin me këmbën e mbarë.

Në Spanjë Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke mposhtur Villareal me rezultatin 4-0. Fantastik ishte dhe Ansu Fati me dy golat e tij që në pjesën e parë, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti dhe Leo Messi, i cili nuk ka më të njëjtën buzëqeshje. Goli i katërt për katalanasit u shënua nga Torres, që shënoi gabimisht në portën e tij.

Në Angli, Manchester City mori një shuplakë nga Leiceste. Skuadra e Pepe Guardiolës u mund 2-5 në shtëpi nga “dhelprat” me Xhejmi Vardin që shënoi tre herë. Një sukses i rëndësishëm për Leicester, që tashmë ka 9 pikë të plota pas tre javësh dhe e sheh veten në krye të klasifikimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026