Partitë “ndezin motorët” elektoralë, Edi Rama i pakënaqur me drejtuesit politikë në qarqe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes, që zhvilloi sot me drejtuesit politikë të qarqeve.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, shefi i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste ka intensifikuar punën në komunikimin me njerëzit, ndërsa shtoi se sfida kryesore mbetet përmirësimi i marrëdhënieve të qytetarit me institucionet qendrore dhe ato lokale.
“Për çdo mbledhje pune të Partisë Socialiste ju sjellin të harxhoni kohë këtu? Ne jemi në punë të përditshme dhe është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit, dhe për të intensifikuar edhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet mes institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal në bazë me qytetarët”, tha Rama.
Drejtuesi i mazhorancës u pyet edhe për propozimet e dorëzuara dje nga opozita së bashkuar në Këshillin Politik, ku respektivisht kërkoi hapjen e listave 100 % dhe ruajtjen e koalicioneve parazgjedhore, siç janë aktualisht.
Ai tha se nuk është në dijeni të këtyre propozimeve, ndërsa shtoi se kjo çështje është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore.
“Është në tagrin e grupit që merret në reformën zgjedhore, që të trajtojë këto çështje. Nuk jam në dijeni”, tha ai.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu pyeti z. Rama sa i kënaqur është me punën e drejtuesve politikë, dhe për këtë kryeministri dha këtë përgjigje: “Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time, lërë më me drejtuesit politikë”, tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Listat dhe koalicionet, Opozita e Bashkuar depoziton në Këshillin Politik propozimin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta