Putin kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara

11 Dhjetor 2022 | 08:53

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Moska mund ta përvetësojë atë që ai e përshkroi si koncept të SHBA-së për sulme parandaluese ushtarake, duke shtuar se Rusia i ka armët për ta bërë një gjë të tillë.

Deklaratën, Putrin e bëri në një samit në Kirgistan ku është mbledhur aleanca ekonomike e vendeve ish-Sovjetike, mes tensioneve në rritje mes Rusisë dhe NATO-s për luftën në Ukrainë, shkruan AP.

“Ne thjesht po e mendojmë. Ata nuk kanë qenë shumë të turpshëm kur e kanë diskutuar haptazi këtë gjatë viteve të fundit”, theksoi Putin duke iu referuar politikave të SHBA-së.

Për vite me radhë, Kremlini ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e SHBA-së për ta zhvilluar aftësinë që të godasë me saktësi objektivat strategjike të një kundërshtari kudo në botë brenda një ore.

“Kur flasim për sulme çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për përvetësimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, ideve të tyre për ta garantuar sigurinë e tyre”, nënvizoi shefi i Kremlinit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026