Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke kundërshtuar kategorikisht përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale për të cilat po hetohet.
Biznesmeni pretendoi se po gjykohet mbi bazën e materialeve të Sky ECC dhe se ndaj tij është zhvilluar një “gjyq publik”.
“Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC. Më është bërë gjyq publik. Çfarë nuk kam dëgjuar për veten, më kanë akuzuar se kam vrarë, më kanë akuzuar për trafik etj. Gjyqet publike nuk bëhen për të zbardhur të vërtetën”, deklaroi Gjoka.
Ai tha se prej tre vitesh ndodhet në paraburgim dhe se nuk e di se për çfarë po mbahet përgjegjës.
“Kam 3 vite në paraburgim dhe nuk e di se çfarë kam bërë. Edhe pse prokurorët e dinë që janë gabim, vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë. Publikisht më kanë dënuar, është mëse e tepërt”, tha ai.
Gjoka ngriti akuza edhe ndaj mënyrës se si ka nisur procedimi penal ndaj tij, duke pretenduar se hetimet kanë filluar më herët nga sa deklarohet zyrtarisht dhe se në proces janë përdorur kallëzime dhe materiale që, sipas tij, nuk provojnë përfshirjen e tij.
Sipas biznesmenit, nuk ekziston asnjë provë shkresore që e lidh atë me përdorimin e platformës Sky ECC.
“Unë jam në burg për një sekret. Si e identifikon ti kodin e përdoruesit, kur janë 15 mijë vetë që përdorin Sky? Unë nuk kam qenë përdorues i Sky. Nuk ka asnjë provë shkresore që unë mund të jem përdorues i Sky”, u shpreh ai.
Gjoka deklaroi se akuzohet për vrasjen e Gjin Ndoj, duke shtuar se sipas akuzave herë paraqitet si organizator i ngjarjes dhe herë si person që ka pasur dijeni për të.
“Kushdo që ka bërë vrasjen, kushdo që ka ndihmuar në vrasje, kushdo që u ka dhënë makinë vrasësve, është kriminel”, tha ai.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE