Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, në tryezë dhe hekurudha me Serbinë

28 Shtator 2020 | 14:41

Të premten e 2 tetorit, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e gjashtë të përbashkët, e cila do të zhvillohet në Shkodër.

Veç nënshkrimit të 15 marrëveshjeve të reja, pritet të bëhet edhe bilanci i zbatueshmërisë së marrëveshjeve paraprake.

Ndër marrëveshjet kryesore pritet firmosen  Shkodër janë bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë sa i përket përballimit të COVID-19, bashkëpunimi në rast të fatkeqësive natyrore.

Por gjithashtu një tjetër vendim i rëndësishëm do të ketë të bëjnë me ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës.

Një tjetër pikë është ajo e bashkëpunimit për lehtësirat në procedurat doganore mes dy vendeve si dhe një sërë bashkëpunimesh në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit.

Në diskutim do të jetë dhe një pikë që vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës, ku parashikohet ndërtimi i një linjë hekurudhore nga Beogradi në Durrës.

Për ndërtimin e hekurudhës që do t’i japë Serbisë dalje në detin Adriatik, pritet të ketë marrëveshje për kryerjen e një studimi fizibiliteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026