Largimi nga Shqipëria, Gjebrea, Kolmarku dhe Ballauri analizojnë faktorët

28 Shtator 2020 | 17:44

Sipas Instat, popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 ka pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me periudhën 1 Janar 2019. Vitin e kaluar, numri i emigrantëve shqiptarë arriti në 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Eurostat 30 mijë e 500 shqiptarë kanë aplikuar për azil nga fillimi i vitit 2019 deri në gusht të 2020. Departamenti i Popullsisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2100, projekton se popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë  banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë.

Elona Gjebrea, deputete e PS-së thotë se, shifrat e të larguarve dhe azilkërkuesve nuk tregojnë gjithçka pasi ka persona që largohen në mënyrë të përsëritur apo që largohen nga një vend në tjetrin jashtë Shqipërisë.

“Fenomeni i azilkërkuesve ka filluar në trend rritës që prej vitit 2010 kur u bëmë pjesë e lëvizjes së lirë. Janë vende joshëse dhe këtë ne duhet ta pranojmë. Për Gjermaninë, kemi kërkuar që ta shkurtojnë procedurën e shqyrtimit të kërkesave për azil dhe të mos japin bonuse joshëse”, tha ajo.

Ndërsa Ardita Kolmarku, juriste pranë Komitetit të Helsinkit në Shqipëri thotë se ka shqetësues është fakti se po largohen persona të kualifikuar dhe nuk bëhet fjalë për largimin e të rinjve që nuk gjejnë punë. “Nga Shqipëria po largohen mjekë, juristë dhe pavarësisht se Shqipëria është një vend i sigurt origjine”, tha juristja.

Elsa Ballauri, drejtore e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut veçoi se të “larguarit ikin me shumë mllef, kjo ndihet kudo dhe reflekton edhe shifrat”. Ajo thotë se, po largohen pasi nuk ka shpresë, jo se nuk ka punë.

“Kjo është paksa e çuditshme dhe nuk janë vetëm të rinjtë që janë të papunë. Ka mungesë besimi dhe mungesë sigurie. Janë familje të reja që kanë punë dhe përsëri largohen. Largimi nuk lidhet me punën dhe sigurinë por lidhet me të ardhmen. Është më shumë se sa shifër, ka nevojë për analizë të thellë dhe probleme shumë të mëdha për të zgjidhur”, u shpreh Ballauri.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria po “zbrazet”, tkurret numri i popullsisë

Fshati i vilave bosh, më shumë se 50% e banorëve janë larguar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021