Blerja e ‘Benzit’ 600 mijë eurosh çon në burg ish-ministren e Brendshme në Maqedoninë e Veriut
Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut për të vuajtur dënimin me 4 vite për keqpërdorim të funksionit gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Ajo u shpall fajtore për blerjen e një ‘Mercedesi’ luksoz 600 mijë euro në emër të ministrisë, por që privatisht e përdorte ishte kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati.
Jankullovska me vetëdije kishte harxhuar para nga buxheti i ministrisë për të plotësuar kërkesat e ish- kryeministrit.
Jankullovska ishte dënuar një vit më parë, por për shkak se kishte fëmijë të vogël të porsalindur dhe për shkak të ankesave ndaj vendimit, dënimi i saj po ekzekutohet tani.
Fillimisht Jankullovska ishte dënuar me 6 vite burg, por instancat më të larta gjyqësore ia ulën dënimin në 4 vite.
Drejtori i burgut Aleksandar Donev konfirmoi për Euroneës Albania se Jankullovska është dërguar me polici në orën 17:00 të pasdites të së hënës dhe është vendosur në repartin e femrave të burgut.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)