Ministri Lleshaj: Qytetarët do votojnë në qendrat e mëparshme, lista e votuesve del më 5 tetor

29 Shtator 2020 | 08:40

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj ka hedhur poshtë pretendimet se qeveria po kryen zhvendosjen e qendrave të votimit të qytetarëve pa dijeninë e tyre. Në një dalje publike, kreu i Ministrisë së Brendshme tha se këto informacione të publikuara në media janë të motivuara politikisht.

Ai shtoi se qytetarët do të votojnë aty ku kanë votuar së fundmi, më përjashtim të rasteve kur vetë ata kanë zgjedhur ta ndryshojnë.

“Ne kemi bërë me adresë mbi 300 mijë qytetarë, që nuk e kishin atë. Po ndodh edhe një proces saktësimi të adresave për shkak të deklarimit të pasaktë të bërë nga vetë qytetarëve. Ky proces është i hapur, por nuk ka lidhje me procesin e votimit. Lista e votimit që publikohen më 5 tetor nuk do të kenë asnjë lidhje me adresat e përditësuar të qytetarëve. Lista e votimit do të lëshohen në bazë të adresës së vjetër dhe në qendrën e vjetër të çdo qytetari. Është absolutisht keqdashje tentativa për të lidhur dy gjëra që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Qytetarët do të votojnë në qendrën e votimit që kanë votuar herën e fundit në masën absolute, përjashto rastin kur votuesi e ka lëvizur vetë qendrën e votimit. Ndryshime arbitrare nuk do të ketë’, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj u shpreh se ka nisur të zbatohet me efiçencë projekti për sistemimin e adresave të qytetarëve.

“Po zbatohet më në fund në Shqipëri projekti për sistemin funksional të adresave. Kaosi i tranzicionit në vendit tonë krahas shumë shkatërrimesh të tjera, solli edhe zhbërjen e adresave të qytetarëve. Për dekada të tëra, qytetarët e këtij vendi janë endur në Shqipëri dhe nëpër botë, pa një adresë të saktë vendbanimi a thua se janë nomadë”, tha ai. 

Mungesa e adresave të banimit për ministrin Lleshaj ka sjellë një kosto të madhe në menaxhimin e shoqërisë dhe sigurinë publike.

“Kjo ka prodhuar kosto të pallogaritshme në funksionimin e jetës shoqërore, ofrimin e shërbimit, sigurinë publike dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Procesi i përditësimit të adresave nuk e prek aspak qendrën e votimit të qytetarëve për zgjedhjet  e 25 prillit 2021. Qytetarët do të votojnë në qendrat e tyre të mëparshme”, shtoi ai.

Në fund ministri Lleshaj mohoi t’i ketë paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

“Unë jam në krye të detyrës”, shtoi Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026