Arrestohet adoleshenti, përplasi për vdekje një 73-vjeçar

14 Dhjetor 2022 | 10:24

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar i cili mbrëmjen e djeshme përplasi për vdekje një 73-vjeçar i cili po ngiste biçikletën. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Adoleshenti i jepte makinës pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një 36-vjeçar, banues në një fshat të Elbasanit është arrestuar gjithashtu nga policia pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Dy persona të tjerë në Gramsh po procedohen në gjendje të lirë, pasi kanë goditur me grushte për motive të dobëta shtetasin me iniciale E. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026