Formacionet e mundshme të Francës dhe Marokut

14 Dhjetor 2022 | 10:33

Sonte do të mësohet finalisti i fundit i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kampioni aktual do të përballet me sensacionin e këtij turneu.

Stadiumi “Al Bayt” do të jetë mikpritës i gjysmëfinales së fundit të këtij Botërori, ku Franca përballet me Kombëtaren e Marokut, raporton KosovaPress.

Në eliminatore Franca e mposhti Poloninë 3:1 kurse në çerekfinale e eliminoi Anglinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Ndërkaq, Maroku me plot meritë mund të cilësohet sensacioni i këtij edicioni të Kupës së Botës, pasi që në eliminatore e mposhti Spanjën me penallti, kurse në çerekfinale e eliminoi Portugalinë me rezultatin 1:0.

Përballja e fundit mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja u mbyll pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Për Francën sot nuk do të paraqiten Benzema, Hernandez kurse te Maroku mungon Walid Cheddira për shkak të kartonit të kuq.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Giroud

Maroku (4-3-3): Bono; Hakimi, El Yamiq, Aguerd, Mazraoui; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal

20:00 Franca – Maroku (Stadiumi Al Bayt)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026