Tragjedia me emigrantët, reagon kryeministri britanik: Dhimbje për ngjarjen

14 Dhjetor 2022 | 13:48

Kryeministri britanik Rishi Sunak pranoi incidentin në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 4 emigrantë humbën jetën pasi gomonia e tyre u fundos.

“Jam i sigurt që e gjithë Dhoma do të ndajë dhimbjen time për përmbysjen e një varke të vogël në Kanal në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe humbjet tragjike të jetës njerëzore. Zemrat tona shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe nderimet tona për ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”- tha ai.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez. Numri i viktimave pritet të rritet, raporton Sky News.

Të përfshirë kanë qenë 30 deri në 50 persona. Varka u përmbys dhe njerëzit mbetën në ujë. 43 prej tyre u shpëtuan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026