Dronët bombardojnë Kievin, në pritje të sistemeve “patriot” nga SHBA
Sulmet ruse me dronë kanë dëmtuar 5 ndërtesa në Kiev të Ukrainës, edhe pse sistemet e mbrojtjes ajrore asgjësuan shumë sulme të tjera.
Sipas autoriteteve, nga sulmet nuk ka pasur viktima, por ato tregojnë se sa i cënueshëm mbetet kryeqyteti i vendit nga sulmet ruse, që kanë shkatërruar infrastrukturën.
“Sulmet terroriste nisën këtë mëngjes me dronë. Sipas informacioneve paraprake, 13 u qëlluan dhe u rrëzuan nga sistemet ajrore ukrainase. Jam krenar për këtë”, u shpreh Zelenksi.
Që prej tetorit, Rusia ka nisur të vërë në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke qëlluar valë raketash dhe duke kryer sulme me dronë.
“Dimri po vjen, si mund të mbijetojmë në këto kushte? Çfarë kërkojnë nga ne? Ata nuk po na lënë të jetojmë”, tha një banor i Kievit.
Uashingtoni mund të njoftojë së shpejti furnizimin e Ukrainës me “Patriot”, një nga sistemet mbrojtëse më të avancuara amerikane, për të cilin aleatët evropianë janë në garë për t’u pajisur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë