Hoxha tregon se kur nisën përplasjet mes Kim dhe Edi Ramës

14 Dhjetor 2022 | 11:48

Gazetari Poli Hoxha tha se përplasjet mes ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim me kreun e qeverisë Edi Rama nisën që kur SHBA shpalli korrupsionin rrezik me interes kombëtar.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se Kim thjesht po zbaton politikën e shtetit të saj.

Hoxha tha se ajo që i bën më shumë përshtypje është reagimi i opozitës në lidhje me Kim.

“Deklaratat që po bën Rama janë mesazhe për t’i dërguar KLP-së, për të iu thënë se kush është më i fortë duke ditur natyrën e Shqipërisë. Rama dha mesazhin se janë ata këtu. Po shikojmë një përplasje. E gjithë ajo që po ndodh po shihet hapur. Kjo filloi kur  SHBA e shpalli korrupsionin rrezik me interes  kombëtar. Ambasadorja është thjeshtë duke zbatuar politikën e shtetit të saj. Është hera e parë që unë e dëgjoj që kur përplaset kaq fortë ambasadori i SHBA-së përplaset me qeverinë, opozita sulmon ambasadoren akoma më shumë”-deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026