Shakohoxha “godet” Rejan: Nuk motivon kombëtaren, duhet trajneri shqiptar
Gazetari Dritan Shakohoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se trajneri i Kombëtares nuk duhet vetëm për Instagram. Ai duhet të motivojë ekipin, gjë që sipas tij, Reja nuk e realizon me sukses.
“I mungon shpirti skuadrës, është e vërtetë, në këto çaste jo për faj të futbollistëve. Po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe ekipi përfaqësues në këto vite. Që nga periudha e De Biasit, po ta vini re është shuar dëshira dhe pasioni te skuadra jonë përfaqësuese. Nuk kanë atë zjarrin që kanë pasur,” – tha gazetari.
Shakohoxha propozoi që trajneri i Kombëtares duhet të jetë shqiptar.
“Çdo gjë është zhvilluar, gjërat nuk mund të jenë njësoj si në vitin 2000 edhe në 2023. Është shuar shpirti i skuadrës sepse në dy rastet e fundit dy trajnerët nuk i ka shkarkuar Federata Kombëtare e Futbollit, por i ka shkarkuar publiku. Besoj dhe shpresoj se do të kemi një trajner shqiptar,” – u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë