Rimbursim për të prekurit nga COVID, Teliti: E përballueshme nga buxheti, kostoja 6 mln Euro
Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike duke folur për prezantimin e planit të PD-së për rimëkëmbjen e ekonomisë deklaroi se të gjitha propozimet shoqërohen me koston përkatëse. Një prej pikave është kryerja e 2500 tamponëve në ditë për COVID-19.
“Kryeministri thotë se nuk ka kohë për të paraqitur platformë, por opozita nuk merret me ironi dhe tallje por me punë. Kemi paraqitur hapa konkrete me kosto të parashikuar”, tha Teliti.
“Për kryerjen e tamponëve ka fond rezervë në buxhetin e shteti dhe është një kosto e përballueshme. Sipas ekspertëve tanë, ajo është e nevojshme është minimalisht kryerja e një numri të tillë testimi për të sjellë në pasqyrë të qartë të COVID”, shtoi ai.
PD ka propozuar dhe rimbursimin e trajtimit për virusin të personave që janë trajtuar me mjekim në shtëpi. Teliti tha se, bëhet fjalë për rreth 12 mijë persona me një kosto prej 6 milionë euro.
“Që nga 10 marsi deri më sot kemi 13 500 persona të infektuar, 12 mijë prej tyre afërsisht janë trajtuar në shtëpi. Këta 12 mijë me 500 euro po flasin për një faturë prej 6 milionë euro që nuk është një shifër marramendëse. Ka familje që janë të papunë dhe nuk kanë mundësi të kryerjen analiza dhe të marrin ilaçe në nevojshme. Kostoja nuk rimburoshet asnjë qindarkë”, deklaroi drejtor i kabinetit të kryetarit të PD.
Në fund Teliti tha se, koha ka treguar se fillimisht kryeministri tallet me propozimet e opozitës dhe në fund i zbaton ato duke i kopjuar.
“Kryeministri ka një taktikë dhe një praktikë të vetme. Në fillim tallet me propozimet e opozitës, i ironizon, rri disa javë në heshtje dhe më pas merr dhe i kopjon propozimet e PD. Ne nuk jemi xhelozë ta marrin sa më shpejt propozimin tonë”, përfundoi Teliti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta