Rudina Hajdari flet për kryetarin e “Nismës” dhe preferencën për koalicion mes Bashës e Ramës
“Nisma”, do të jetë partia e re me të cilën Rudina Hajdari do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një interviste për ‘Ilva Now’, deputetja tha se, megjithëse ligji i jep të drejtën për të regjistruar një forcë politike, do të ndiqet procedura e mbledhjes së firmave.
“Jemi në proces, jemi duke mbledhur firmat. Kemi qenë gati në të gjitha zonat e Tiranës, Gramsh, këtë javë do të shkojmë në Bajram Curr. Nuk do të shkojmë me 3 mijë firma, por me 10 mijë firma”, tha ajo.
Znj. Hajdari tha se, partisë do t’i bashkohen njerëz të papërlyer ndërsa kryetari do të “zgjidhet” nga votuesit, pasi do të jetë emri do të marrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme.
“E kemi quajtur ‘Nisma’ pasi është një iniciativë për të ndryshuar gjërat. ‘Nisma’ do të ketë njerëz të papërlyer, parimi që kemi vendosur është që nesër kur të shkojnë në zgjedhje, ai që do të votohet më shumë do të jetë kryetari i kësaj partie”, deklaroi znj. Hajdari.
Ligjvënësja e Parlamentit nuk preferoi të fliste për pritshmërinë, duke thënë se nuk dëshirojnë të jenë si mazhoranca dhe opozita.
“Nuk di të flas për mandate në mënyrë konkrete sepse i shikoj të gjithë që bëjnë këto parashikimet që janë komplet jashtë çdo logjike. Mazhoranca duket e dorëzuar në çdo aspekt dhe është në fundin e saj thotë do marrim 74 mandate kurse opozita jashtë Parlamentit ka pritshmëri shumë të larta në një kohë kur ka bërë gabime fatale, pasi flet për 85 mandate”, tha znj. Hajdari.
Ajo nuk përcaktoi një palë të preferuar në rast hipotetik për të formuar koalicion paszgjedhor, duke thënë se, palët nuk kanë ndonjë diferencë por mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati.
“Kjo është një gjë për t’u parë, ne duam që të krijojmë një opozitë reale. Të gjitha palët janë njësoj, të bësh koalicion me Edi Ramën është njësoj po aq e keqe sa të bësh koalicion me Bashën”, përfundoi znj. Hajdari.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta