Nasim Haradinaj në Hagë: Nuk e njoh Gjykatën Speciale
Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës para gjyqtarit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ka deklaruar se nuk e njeh këtë tribunal. Mbrojtja kërkoi lirimin e tij, kurse prokuroria tha se shumë shpejt do ta bëjë gati aktakuzën.
Katër ditë pas arrestimit në Prishtinë, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë, Nichola Guillou, u paraqit Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të UCK-së. Në pyetjen e gjyqtarit nëse kishte ankesa, Haradinaj tha se kontakti me familjen i është mundësuar vetëm tre ditë pas arrestimit.
“Tre katër ditë më vonë, por megjithatë është krye, për arrestim është marrë vesh përmes mediat, po për prurjen time këtu është marrë vesh më vonë, tek mbrëmë kam kontaktuar me familjen”, tha ai.
Duke treguar se nuk i është mundësuar të marrë numrat kontaktues të familjarëve në telefonin e tij, Haradinaj kërkoi që t’i mundësohet ta lexojë një letër, sepse më nuk do të fliste. Gjyqtari Nichola Guillou nuk ia pranoi këtë kërkesë, megjithatë e lejoi të flasë, duke bërë që Haradinaj të përsërisë edhe një herë se nuk e njeh këtë gjykatë.
“Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh dhe nuk do ta njoh këtë gjykatë përkundër mandatit 5 vjeçar që i ka dhënë parlamenti im, dhe tani jeni me afat të skaduar pas 2 gushtit. Nëse nuk me leni me bisedu nuk flas më. Që 15 e themi, kemi 150 mijë nënshkrime nga popullata që jemi kundër kësaj gjykate, e faqezinjtë tanë, deputetët, për poste të veta, rroga të veta ,e kanë sjellë popullin këtu, me na arrest, me thy Kushtetutën tonë, andaj e ndjeje veten që jam padrejtësisht këtu, keni thy Kushtetutën e vendit tim, keni thy çdo ligj njerëzor, keni thy të drejtën e mendimit të lirë, mendimin për gjykatën- më dënoni 1 milionë vjet, 500 milionë vjet, nuk mund ta ma heqni mua as 500 mijë njerëzve që mendojnë si unë”, ka deklaruar Haradinaj.
Paraprakisht, mbrojtja kërkoi nga gjykatësi lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, duke rikujtuar se Gjykata Speciale është për krime lufte e klienti tij nuk ngarkohet me akuza të tilla. Gjyqtari rikujtoi se ndaj Haradinajt aktualisht nuk ka asnjë aktakuzë, por vetëm është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim me urdhër të Prokurorit të Specializuar. Për këtë çështje, prokurorja tha se këtë do ta bëjë së shpejti.
Martens, avokat i Haradinajt, njoftoi se tashmë ka dorëzuar një mocion për hedhjen poshtë të akuzave dhe lirim të menjëhershëm të kilentit të tij. Nga ana tjetër, gjyqtari urdhëroi që Zyra e Prokurorit të Specializuar të japë përgjigje ndaj mocionit të mbrojtjes deri të premten, më datën 2 tetor e njëkohësisht të shpjegojë se kur do të dorëzojë aktakuzën. Prokurorja Valeria Bolici tha se së shpejti do të përgatisin aktakuzën.
Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë, në bazë të një fletarrestimi të Dhomave të Specializuara. Sipas Speciales, ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq