Kurti dorëzon në Pragë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

15 Dhjetor 2022 | 13:01

Të enjten, kryeministri Albin Kurti ndodhet në Pragë, ku ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë së Kosovës i ka dorëzuar aplikimin Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Kryeministri Albin Kurti i dorëzon Republikës së Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ditën e djeshme, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian e ka nënshkruar presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Gjatë fjalës së saj presidentja Vjosa Osmani tha se me nënshkrimin e aplikimit, Kosova po shkon një hap më afër drejt Bashkimit Evropian.

Ndërsa, Kurti deklaroi se me zyrtarizimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova është duke treguar orientimin e saj euroatlantik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026