Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin në vitin 2021
Shqiptarët janë qytetarët me fuqinë më të ulët blerëse në Europë. Me të ardhurat e tyre ata mund të blejnë me pak mallra dhe shërbime.
Të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.
Për pasojë edhe konsumi e fuqia blerëse është në nivelet më të ulëta.
Eurostat ka nxjerrë raportin për vitin 2021, ku del se për 6 vite, Shqipëria ka ngelur në të njëjtat nivele të mirëqenies, dhe ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me 2020, disa shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në rrugën drejt mirëqenies, me synim për të kapur mesataren europane brenda një periudhe të caktuar.
Në Europë, Luksemburgu e Irlanda e Danimarka kanë standardin më të lartë të pagave dhe konsumit. Fuqia blerëse për një qytetar shqiptar është 4 deri 5 herë më e vogël se në këto shtete.
Të ardhurat vjetore për frymë në Luksemburg arrijnë në 110 mijë euro. Në bashkimin Europian, 35 mijë dhe në Shqipëri 4500 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta