5 shtete s’njohin pavarësinë e Kosovës, Kurti: S’besoj të jenë kundër anëtarësimit

15 Dhjetor 2022 | 14:35

Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin pavarësinë e Kosovës.

Por kryeministri Albin Kurti, nuk beson që këto vende do ta pengojnë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Këtë e tha në një konferencë për shtyp  me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Mikulash Bek, pasi ka dorëzuar në presidencën Çeke aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Siç e dimë kur ne e kemi firmosur marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, pesë shtetet që nuk e njohën shtetin e Kosovën ishin dakord. Nuk besoj që pakica e shteteve anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të jenë kundër nesh që të jemi në familjen evropiane”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mbi 6,500 persona u mblodhën në agim në Bosnje dhe Hercegovinë për të nisur Marshimin e Paqes, një aktivitet përkujtimor kushtuar viktimave të gjenocidit të...
11:56 | 09/07/2026