Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

9 Korrik 2026 | 17:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur me përpjekjet për formimin e institucioneve të reja.

Takimi pritet të zhvillohet të zhvillohet të premten në orën 09:00. Ai theksoi se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në takime politike, por nënvizoi se fokusi duhet të jetë tek prioritetet shtetërore dhe jo tek ndarja e posteve.

“Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe e ri përsëris se është tepër e rëndësishme të flasim për prioritetet, vizionin për të ardhmen, programin dhe adresimin e sfidave që i ka Kosova.

Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, një kryetar Kuvendi, presidentin apo çfarëdo pozite tjetër”, deklaroi Hamza.

Ndër të tjera ai shtoi se adresimi i sfidave me të cilat përballet vendi duhet të jetë në qendër të çdo diskutimi për krijimin e institucioneve të reja.

Ndërkohë, Kurtin nuk do ta takojë kryetari i Aleancës, Ardian Gjini. Ai e ka publikuar në Facebook përgjigjen zyrtare, në të cilën shkruan se partia e tij është e interesuar të bëjë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit vetëm nëse Qeveria ia plotëson 6 kushte paraprake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026

Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën vonë se Bashkimi Evropian ka miratuar projekte të kërkuara nga Kosova dhe grante në...
09:39 | 09/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026